Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/4/2022

OKB – Takimi jozyrtar i Këshillit të Sigurimit mbi abuzimet dhe krimet e dyshuara në Ukrainë, iniciuar nga Franca dhe Shqipëria.

MADRID (Spanjë) – Asambleja e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO).

SHËN PETËRBURG (Rusi) – Putin merr pjesë në një takim të këshillit këshillimor të parlamentit rus.

BRUKSEL (Belgjikë) – Komisioni Evropian paraqet propozimet e tij për imigracionin legal dhe dixhitalizimin e procedurave të vizave.

BRUKSEL (Belgjikë) – Komisioni Evropian prezanton një propozim për të luftuar kundër procedurave të mashtrimit që synojnë gazetarët ose sinjalizuesit.

BRUKSEL (Belgjikë) – Propozime nga Komisioni Evropian për t’iu përshtatur fazave të ardhshme të pandemisë Covid-19.

SOLNA (Suedi) – Gjyqi i kirurgut italian Paolo Macchiarini për shpërdorim të rëndë të detyrës.

LONDËR – Seancë e pyetjeve në parlament drejtuar kryeministrit Boris Johnson.

UASHINGTON – Funerali i ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.

UASHINGTON – Konferenca për shtyp e FMN mbi parashikimet për rajonin e Lindjes së Mesme dhe Azisë Qendrore.

CAPE CANAVERAL (SHBA) – Ngritja e një rakete SpaceX që mban misionin Crew-4 në ISS.

IZRAEL – Dita e përkujtimit të viktimave të Holokaustit.

LIVERPUL – Futboll – Champions League – Ndeshja e parë gjysmëfinale – Liverpool-Villarreal./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 27 prill 2022
Artikulli tjetërGJENEVË – OBSH e shqetësuar për rënien e numrit të testeve të koronavirusit