TIRANË, 27 mars/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ashtu si këto ditët e fundit edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me masa ajrore të thata me origjinë perëndimore.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në verilindje.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-4m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era hera-herës intensive dhe shpejtësi që arrin deri në 6-8m/s si dhe dallgëzim në det me forcën 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 8/24 | Diell |
| Kukës | 9/24 | Diell |
| Lezhë | 7/23 | Diell |
| Dibër | 8/25 | Diell |
| Durrës | 11/25 | Diell |
| Tiranë | 10/23 | Diell |
| Elbasan | 9/26 | Diell |
| Berat | 5/26 | Diell |
| Vlorë | 11/25 | Diell |
| Korçë | 6/21 | Diell |
| Gjirokastër | 3/26 | Diell |
| Sarandë | 7/23 | Diell |












