TIRANË, 23 prill /ATSH – I. Vata/ Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka vizituar sot nga afër punimet në bypass-in e Beratit, i cili është drejt përfundimit.
Çuçi thekson se bypass-i i Beratit ka hyrë tashmë në fazën e fundit për të qenë shumë shpejt një tjetër investim i realizuar dhe i mezipritur nga banorët për vite me radhë.
“Lehtëson pa masë qarkullimin e mjeteve dhe kompleton infrastrukturën që duhet të ketë një qytet turistik. Rikualifikimi i kësaj zone përveçse shmang lëvizjen e mjeteve të rënda në hapësirën urbane të qytetit, si dhe krijon një arterie tjetër komunikimi për lagjen “Uznovë”, do të ketë gjithashtu impakt të madh në rritjen e vlerës së pronës dhe nxitjen e sipërmarrjeve të reja”, tha ai.
/r.e/






















