Ballina Flash

Gërvalla përfaqëson sot Kosovën në Këshillin e Sigurimit

PRISHTINË, 20 prill/ATSH/- Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sot pasdite në Nju Jork, për të shqyrtuar raportin e radhës të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres rreth punës së UNMIK-ut.

Republika e Kosovës në këtë takim përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ajo pritet të flasë rreth progresit të arritur në vend, qasjes së Serbisë dhe rreziqeve që i kanosen rajonit pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Republika e Shqipërisë, e cila që nga janari i këtij viti është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për periudhën 2022-2023.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Vendet aleate dhe BE-ja bien dakord për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë
Artikulli tjetërTuristë francezë vizitojnë Kanionet e Osumit