Ballina Flash

Parashikimi i motit, 20 prill 2022

TIRANË, 20 prill /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe alternime me diell në pjesën jugore dhe qendrore.

Në zonën e veriut dhe pjesërisht atë të qendrës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash. Në veri parashikohen reshje në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Në jug reshjet me intensitet të ulët. Mjegullinë lokale për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim –juglindje dhe shpejtësi mesatare 1-8 m/s. Përgjatë bregdetit me shpejtësi deri në 12-17 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/20 Re shi
Kukës 6/12 Re shi
Lezhë 12/20 Re shi
Dibër 3/13 Re shi
Durrës 12/22 Re shi
Tiranë 13/22 Re shi
Elbasan 10/20 Re shi
Berat 7/21 Re shi
Vlorë 11/21 Re shi
Korçë 7/10 Re shi
Gjirokastër 7/17 Re shi
Sarandë 11/20 Re shi
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNJU-JORK – Guterres bën thirrje për armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse në Ukrainë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/4/2022