TIRANË, 19 prill/ATSH/ Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se treguesit demografikë të INSTAT dëshmojnë për zbrazjen katastrofike të vendit.
“Shqipëria ka në vit 50 mijë qytetarë më pak edhe përtej skenarit më negativ të parashikueshmërisë së zvogëlimit demografik. Thënë ndryshe çdo vit fshihet nga harta popullsia e një qyteti mesatar”, tha Meta.
Ky, sipas tij, “është një alarm i kuq për ndaljen sa më parë dhe me çdo kusht të këtij shterimi asgjësues të popullit”.
“Ky model ‘zhvillimi’ nuk është gjë tjetër veçse model dëshpërimi dhe asgjësimi.
Koha për të ndalur këtë shkretim të vendit të programuar nga ‘Rilindja’ lokale dhe ndërkombëtare”, tha ai.
/m.m/r.e/






















