Ballina Flash

Parashikimi i motit, 18 prill 2022

TIRANË, 18 prill /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme me origjinë verilindore.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, këto të fundit deri të dendura në mënyrë të herëpashershme.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në relievet kodrinore-malore të vendit si dhe zonën e jugut. Në jugperëndim gjatë orëve të pasdites reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra. Borë e dobët në relievet e larta malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era intensive dhe arrin shpejtësi deri në 12-17 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/20 Re diell
Kukës 3/13 Re shi/bore
Lezhë 8/20 Re diell
Dibër 4/14 Re shi/bore
Durrës 10/18 Diell re
Tiranë 11/20 Diell re
Elbasan 11/18 Diell re shi
Berat 6/17 Diell re shi
Vlorë 8/17 Re shi
Korçë 4/13 Re shi/bore
Gjirokastër 8/18 Diell re shi
Sarandë 9/18 Diell re shi
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – BE 50 milionë euro të tjera për ndihmën humanitare në Ukrainë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 18/4/2022