TIRANË, 14 prill/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare informoi sot se prurjet në kaskadën e Drinit llogariten 430 m3/s, ndërsa prodhimi është 4462 MWh.
“Prurjet natyrore në kaskadë janë 430 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 274.19 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 171.94 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.88 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.
Prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës llogariten 320 m3/s, në HEC-in e Komanit 100 m3/s, ndërsa në atë të Vaut të Dejës, 10 m3/s.
Sipas të dhënave të publikuara sot nga KESH, aktualisht prodhimi ditor në tre HEC-et e kaskadës llogaritet 4462 MWh, ndërsa rezerva energjetike është 599 GWh.












