TIRANË, 13 prill /ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer në shkallë vendi 162 inspektime në subjekte të ndryshme tregtare gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas AKU-së, 258 inspektime janë kryer në pikat e kalimit kufitar, nga ku janë marrë dhe 7 mostra për analiza laboratorike.
Nga kontrollet e kryera, janë bllokuar dhe asgjësuar 55 kv produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit, 3.22 kuintalë produkte ushqimore janë bllokuar bazuar në njoftimin e ardhur nga sistemi RASFF dhe 42 mostra janë marrë gjatë kontrolleve zyrtare në terren dhe në pikat e inspektimit kufitar dhe janë kryer 64 analiza laboratorike.
AKU njofton se është dhënë 1 masë administrative gjobë vlerë 10 000 lekë për mungesë të dezinfektimit dhe higjienës, si dhe janë dhënë 32 masa administrative paralajmërim për disa shkelje të lehta të konstatuara.
/r.e/





















