Ballina Flash

Parashikimi i motit, 12 prill 2022

TIRANË, 12 prill /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë vlerave të larta të presionit atmosferik dhe masave ajrore të qëndrueshme dhe të thata.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-4 m/sek dhe hera-herës me rrahje deri në 5-7 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/19 Diell
Kukës 3/17 Diell
Lezhë 1/19 Diell
Dibër 0/14 Diell
Durrës 7/22 Diell
Tiranë 3/21 Diell
Elbasan 2/20 Diell
Berat 0/22 Diell
Vlorë 6/21 Diell
Korçë -1/14 Diell
Gjirokastër 4/20 Diell
Sarandë 5/21 Diell
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakROMË – Arrihet marrëveshja Itali-Algjeri për rritjen e dërgesave të gazit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/4/2022