Ballina Bota

BM: Johnson: Ndihma të reja ushtarake për Ukrainën

LONDER, 8 prill /ATSH-DPA/- Britania e Madhe do të dërgojë një paketë të re me pajisje ushtarake “të cilësisë së lartë” në Ukrainë, mes sinjaleve se forcat ruse po përgatiten për një ofensivë të re në lindje të vendit.

Kryeministri Boris Johnson tha se qeveria e tij do të dërgojë armatime me vlerë 100 milionë stërlina, duke përfshirë më shumë raketa anti-ajrore Starstreak, armë antitank dhe “municion precizion” të tillë si dronë luftarakë.

Pas bisedimeve në Downing Street me kancelarin gjerman Olaf Scholz, të dy udhëheqësit dënuan sulmin “të paarsyeshëm” në një stacion treni të mbushur me njerëz në Kramatorsk, duke sugjeruar se rusët ishin fajtorë për krime lufte.

Johnson vlerësoi përpjekjet “sizmike” të Gjermanisë për t’i dhënë fund varësisë së saj nga furnizimet me naftë dhe gaz rus. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBSH-ja, masa për t’iu lehtësuar bankave investimin në obligacione në valutë
Artikulli tjetërSi formohen vullkanet?