TIRANË, 8 prill/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare informoi sot se prurjet në kaskadën e Drinit kanë shënuar rritje, ndërsa prodhimi është 5469 MWh.
“Prurjet natyrore në kaskadë janë 550 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 269.78 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 172.80 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.86 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.
Prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës llogariten 400 m3/s, në HEC-in e Komanit 140 m3/s, ndërsa në atë të Vaut të Dejës, 10 m3/s.
Sipas të dhënave të publikuara sot nga KESH, aktualisht prodhimi ditor në tre HEC-et e kaskadës llogaritet 5469 MWh, ndërsa rezerva energjetike është 4490 GWh.
/r.e/












