Ballina Flash

Parashikimi i motit, 7 prill 2022

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, vendi ynë sot do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin në vend mot kryesisht të vranët e intervale të shkurtra me diell.

Reshjet e shiut me intensitet mesatar do të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në të gjithë vendin. Hera herës reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave kryesisht në veriperëndim të vendit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave do të fitojë shpejtësi deri në 12-18 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet  i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/14 re shi
Kukës 8/12 re shi
Lezhë 9/13 re shi
Dibër 7/11 re shi
Durrës 11/15 re shi
Tiranë 10/14 re shi
Elbasan 10/14 re shi
Berat 8/12 re shi
Vlorë 11/14 re shi
Korçë 7/10 re shi
Gjirokastër 8/14 re shi
Sarandë 11/15 re shi

 

 

                                                               

                 

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNJU JORK – OKB voton nesër rezolutën për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/04 2022