Ballina Flash

Parashikimi i motit, 5 prill 2022

TIRANË, 5 prill /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot vendi ynë do jetë nën qarkullimin e masave të qëndrueshme atmosferike.

Moti do të karakterizohet deri në orët e paradites me sistem vranësirash si dhe me reshje të lokalizuara me intensitet të ulët. Më tej mbizotëruese do të jenë rrymat e ngrohta të cilat do të sjellin mot me diell e vranësira drejt shpërbërjes.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindje-veriperëndim më shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/19 Re diell
Kukës 4/16 Re diell
Lezhë 6/18 Re diell
Dibër 1/12 Re diell
Durrës 7/18 Re diell
Tiranë 7/19 Re diell
Elbasan 5/19 Re diell
Berat 3/18 Re diell
Vlorë 7/18 Re diell
Korcë 2/14 Re diell
Gjirokastër 4/17 Re diell
Sarandë 7/19 Re diell
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – Franca dëbon diplomatët rusë të cilësuar si një kërcënim për sigurinë kombëtare
Artikulli tjetërSHBA – Pentagoni: Forcat ruse janë përgjegjëse për mizoritë në Bucha