Ballina Flash

32 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 29 mars /ATSH/ Në 24 orët e fundit 32 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 272 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ministria bën të ditur se, “prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.540 doza të vaksinës.Deri më sot 820.146 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.870 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”.

“Nga 969 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.684. Në total numri i rasteve aktive është 593”, informoi Ministria.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOSKË – Kremlini: Dialogu Rusi-SHBA në interes të të gjithë botës
Artikulli tjetër41 struktura kampingu në Shqipëri, paraqitet udhërrëfyesi ligjor