SHKUP, 6 shtator /ATSH-ANSA/ – Pak më shumë se 40% e qytetarëve maqedonas do të votonin ”po” në referendumin e 30 shtatorit lidhur me marrëveshjen e arritur me Greqinë për emrin e vendit të vogël ballkanik që është ”Republika e Maqedonisë së Veriut”, sipas një sondazhi të institutit ”Societas Civilis” dhe Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Kundër marrëveshjes do të votonin 8,6%, të pavendosur ishin 6,3%, ndërkohë që dy për qind refuzoi të përgjigjej.
Sipas ligjit maqedonas, që një referendum të quhet i vlefshëm, duhet të marrin pjesë 50% plus një votues, ndërkohë që kjo vlen edhe për rezultatin e tij.
Miratimi me referendum i marrëveshjes mes dy vendeve është i rëndësishëm pasi do t’i hapte rrugën Shkupit drejt NATO-s dhe BE-së./ a.jor.













