TIRANË, 25 mars/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vijon aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike.
Ditën e sotme, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vazhdoi aksionin në Pyllin e Sodës në Vlorë, për prishjen e çdo objekti të ndërtuar pa leje.
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë gjithë vijës bregdetare nisi në qershor të vitit të shkuar.
Aktualisht veç zonave bregdetare po shemben objekte pa leje edhe përgjatë akseve kombëtare.
/m.m/r.e/












