Ballina Aktualitet

PD: Mbyllja e dhjetra shkollave, këmbanë alarmi

TIRANË, 5 shtator/ATSH/ Partia Demokratike reagoi sot për “mbylljen e dhjetra shkollave në çdo bashki të Shqipërisë”, që sipas saj, “tregon agoninë në të cilën arsimi shqiptar ka rënë”.

Kryetarja e komisionit të Medias, Albana Vokshi tha sot se “nuk bëhet fjalë për klasa kolektive, por për shkolla mëmë që mbyllen: 16 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Lezhë janë këmbanë alarmi për të gjithë prindërit se situata është katastrofë”.

“Braktisja e shkollave nga 133 mijë nxënës dhe mbyllja e dhjetëra shkollave, është rezultati shkatërrimtar i qeverisë Rama për arsimin. Po ashtu kemi rritjen në 64 mijë të numrit të analfabetëve, si dhe mungesën totale të kushteve të mësimdhënies në gjysmën e shkollave të vendit”, tha ajo.

Për Partinë Demokratike, vijoi Vokshi, arsimi cilësor është prioritet i të gjitha prioriteteve, si kontributi më madhor për rininë dhe të ardhmen./m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, bashkia Berat ndihmon fëmijët në nevojë
Artikulli tjetërBB: Lidhjet përtej tregtisë, vendimtare për rritjen ekonomike