Ballina Flash

Shqipëria me pyje edhe shekullorë

TIRANË, 21 mars /ATSH/ 21 Marsi është “Dita Ndërkombëtare e Pyjeve”, e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e politikës, biznesit dhe komuniteteve për rëndësinë dhe rolin e pazëvendësueshëm që pyjet kanë mbi jetën në Planet.

Gjithashtu vlerësohet edhe si një ditë ku vendimmarrjet duhet të fokusohen vetëm në drejtim të menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve pyjore.

Me rastin e ditës së pyjeve, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura informon se zonave të mbrojtura të qarkut Vlorë i shtohen 1️2️0️0️ ha total zonë pyjore përkatësisht në: Parkun Kombëtar Llogora, Rezervati Natyror i Menaxhuar “Bredhi i Kardhiqit-Rrëzomë” dhe Parku Natyror “Syri i Kaltër”.

Shtimi i sipërfaqeve pyjore të mbrojtura nxit përdorimin e qëndrueshëm dhe kontribuon në ruajtjen e shërbimeve të ekosistemeve pyjore.

Shërbimet kryesore të një ekosistemi pyjor klasifikohen në shërbimet furnizuese, me ushqim, lëndë të para, ujë të freskët, resurse gjenetike etj, shërbimet rregullatore, si ciklimi i nutrientëve, rregullimi i klimës dhe cilësisë së ajrit, mbrojtja nga përmbytjet, mbrojtja nga erozioni, etj si dhe në shërbimet kulturore, si rekreacion, vlera estetike, të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore.

Qëllimi i kësaj dite është të rikujtojmë rëndësinë që kanë pyjet dhe detyrës që kemi  për sigurimin e ruajtjes së këtyre ekosistemeve  natyrore që ka vendi ynë për vazhdimësinë e tyre edhe për brezat e ardhshëm dhe një të ardhme të qëndrueshme.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMargariti uron në “Ditën Botërore të Poezisë” me fotografinë e rrallë
Artikulli tjetërLlazi Sërbo, aktori që qëndroi jashtë kornizave deri në fund