Ballina Aktualitet

Vetingu në polici në fillim të prillit

TIRANË, 22 Mars /ATSH- I. Vata/ – Ditët e para të prillit do të startojë edhe ngritja e strukturave për realizimin e Vettingut dhe nisjes së procesit të rivlerësimit për punonjësit e policisë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Ministria e Brendshme e ka konsideruar një hap madhor ngritjen e strukturave të Vettingut për organizatën e policisë në përpjekjen e saj për garantimin e sigurisë publike dhe luftën ndaj krimit.

Pas dekretimit të ligjit nga Presidenti dhe me botimin në Fletoren Zyrtare i hapet rruga nisjes së procesit të rivlerësimit për punonjësit e policisë. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia plan masash për rritjen e sigurisë
Artikulli tjetërKongresmenët amerikanë, mbështetje reformave impresionuese në drejtësi