LONDËR, 15 mars /ATSH-AA/ – Cristiano Ronaldo hyri në histori si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, pasi tre golat e tij i dhanë fitoren 3-2 Manchester Unitedit kundër Tottenhamit, të shtunën në Premier Ligën angleze.
Superylli portugez shënoi në minutat e 12-të, 28-të dhe 81-të të lojës, ndërsa lojtari i Tottenhamit, Harry Kane, realizoi një penallti në minutën e 35-të në Old Trafford.
Harry Maguire i Manchester Unitedit shënoi autogol në minutën e 72-të.
Pas ndeshjes, Ronaldo arriti në 806 gola në karrierë, duke thyer rekordin e Josef Bicanit me 805 gola.
Manchester United është në vendin e katërt me 50 pikë, 19 pikë prapa rivalit kryesor në ligë, Manchester City.
Tottenham Hotspur është në vendin e shtatë me 45 pikë./ /os/






















