Ballina Bota

COVID-19 – Mitsotakis rezulton pozitiv

ATHINË, 14 mars /ATSH-ANA/ – Me anë të një videoje të postuar në Instagram, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis bëri të ditur se në testin e kryer sot ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ai shtoi se ditët në vijim do të jetë në karantinë në shtëpinë e tij.

“Kohët e fundit të gjithë jemi të zënë me luftën në Ukrainë dhe çmimet e larta. Por, koronavirusi është ende këtu. Në testin e përditshëm që bëra mëngjesin e sotëm dola pozitiv dhe si rezultat do të jem i izoluar në shtëpi dhe do të punoj nga atje”, tha ai.

”Dëshiroj të mbani mend se vaksinimi i trefishtë ofron sigurinë më të mirë të mundshme ndaj sëmundjeve të rënda dhe jam i sigurt se gjithçka do të shkojë mirë dhe shumë shpejt do të jem sërish në zyrën time”, theksoi kryeministri grek./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMV – Pendarovski & Borrell: Realiteti i ri gjeopolitik imponon nevojën e integrimit të rajonit në BE
Artikulli tjetërRama: Protesta të vazhdojë deri në 2025-n, por taksa nga nafta nuk hiqet