Ballina Flash

Parashikimi i motit, 14 mars 2022

TIRANË, 14 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Të pranishme do të jenë ngricat në rrugë për shkak të temperaturave të ulëta. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-8 m/sek shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 1/14 Diell
Kukës -3/9 Diell
Lezhë 2/14 Diell
Dibër -5/7 Diell
Durrës 3/17 Diell
Tiranë 2/16 Diell
Elbasan 1/17 Diell
Berat -2/14 Diell
Vlorë 3/16 Diell
Korçë -5/6 Diell
Gjirokastër -2/12 Diell
Sarandë 2/17 Diell

 

 

                                                               

                 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama publikon fotoalbumin e javës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 14/3/2022