Ballina Flash

Parashikimi i motit, 12 mars 2022

TIRANË, 12 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike të ndikuar nga masa ajrore të thata me origjinë verilindore.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare të cilat do të jenë më tepër të theksuara përgjatë relieveve malore dhe në pjesën jugore në mesditë.

Në rrugë parashikohen ngrica të forta të cilat në zonat e thella malore do të qëndrojnë edhe gjatë orëve të ditës. Era do të fryjë nga kuadrati i veri-verilindje e lehtë e mesatare në bregdet me shpejtësi mesatare 3-8 m/s dhe në bregdet dhe lugina deri në 12 m/s.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -0/10 Diell
Kukës -5/4 Diell re
Lezhë -1/10 Diell
Dibër -9/3 Diell re
Durrës -0/14 Diell
Tiranë -1/12 Diell
Elbasan -2/11 Diell re
Berat -6/14 Diell pak re
Vlorë -0/12 Diell pak re
Korçë -9/2 Diell re
Gjirokastër -5/10 Diell pak re
Sarandë 0/14 Diell re

 

 

                                                               

                 

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Google” dhe “Meta” nën hetime në BE për shkelje të mundshme të konkurrencës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/3/2022