Ballina Flash

Parashikimi i motit, 11 mars 2022

TIRANË, 11 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike të ndikuar nga masa ajrore të thata me origjinë verilindore.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira kalimtare të cilat do të jenë më tepër të theksuara përgjatë relieveve malore.

Në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje të dobëta dëbore. Në rrugë parashikohen ngrica të forta të cilat në zonat e thella malore do të qëndrojnë edhe gjatë orëve të ditës.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut e lehtë e mesatare në bregdet me shpejtësi mesatare 3-8m/s dhe në bregdet dhe lugina deri në 12-15m/s. Valëzimi në dete parashikohet  i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 0/9 Diell pak re
Kukës -4/0 Diell re
Lezhë -1/10 Diell pak re
Dibër -7/-1 Diell re
Durrës 0/12 Diell pak re
Tiranë 0/11 Diell pak re
Elbasan -2/10 Diell pak re
Berat -5/10 Diell pak re
Vlorë 0/11 Diell pak re
Korçë -9/-1 Diell re
Gjirokastër -3/9 Diell pak re
Sarandë 0/10 Diell pak re

 

 

                                                               

                 

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomiteti i Rithemelimit të PD-së shtyn Kuvendin Kombëtar në 30 prill
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 11/3/2022