Ballina Ekonomi

Reshje dëbore në Rajonin Verior, ARRSH: Qarkullimi kryhet pa probleme

TIRANË, 10 mars /ATSH/ Në Rajonin Verior ka patur reshje dëbore dhe temperatura të ulëta por pavarësisht kushteve të motit qarkullimi për automjetet kryhet pa probleme.

Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar i cili thekson se në këtë Rajon është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

“Reshjet kanë pushuar në Rajonin Jugor dhe në Rajonin Qendror. Në Rajonin Verior ka pasur reshje dëbore shoqëruar me temperatura të ulëta. Në Valbonë, në Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, Kuben-Vasije qarkullimi kryhet pa probleme pasi është punuar me pastrimin dhe shpërndarjen e kripës”, bën të ditur ARRSH.

ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

“Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – BE: Rusia do të bombardojë Ukrainën si në Siri
Artikulli tjetërPolicia arreston 16 shtetas dhe procedim penal për 5 të tjerë në protestën e djeshme