Ballina Aktualitet

Rritja e çmimeve, protestë para Kryeministrisë

TIRANË, 9 mars/ATSH/ Protesta e shoqërisë civile kundër rritjes së çmimeve pas agresionit rus në Ukrainë, ka mbledhur dhjetëra qytetarë para Kryeministrisë.

Pas rritjes me ritme të larta të naftës në vend, ku brenda një jave shënoi rritje me rreth 70 lekë duke kapur vlerën e 269 lekëve për litër, qytetarët i bënë thirrje qeverisë të ndërhyjë, pasi ata e konsiderojnë abuzim nga ana e tregtarëve.

Folës nga shoqëria civile adresuan para qytetarëve edhe rritjen e çmimeve të mallrave të shportës, duke bërë thirrje për ndërhyrje pasi po rëndon jetesën e mijëra familjeve.

“Qeveria nuk mund të përfitojë në kurriz të qytetarëve. Nëse jemi në krizë, jemi për ta ndarë barrën, jo ta çojmë situatën në të papërballueshme”, u shprehën disa folës në protestë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Trudeau: Ukraina mund të fitojë luftën
Artikulli tjetërCOVID-19, MSHMS: 75 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit