Ballina Flash

Parashikimi i motit, 10 mars 2022

TIRANË, 10 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ketë ndikimin e rrymave të ftohta ajrore. Përgjithësisht do të ketë mot me vranësira e kthjellime.

Në zonat malore parashikohen reshje bore në intensitet të ulët. Në rrugë parashikohen ngrica të cilat në zonat e thella malore do të qëndrojnë edhe gjatë orëve të ditës.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 0/13 Re diell
Kukës -4/4 Re diell borë
Lezhë 2/10 Re diell
Dibër -6/3 Re diell borë
Durrës 2/13 Re diell
Tiranë 2/13 Re diell
Elbasan -1/11 Re diell
Berat 0/13 Re diell
Vlorë 2/11 Re diell
Korçë -5/2 Re diell borë
Gjirokastër 0/9 Re diell
Sarandë 2/11 Re diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia e Shtetit reagon pas protestës: Masa ndaj çdo paligjshmërie
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/3/2022