Ballina Flash

Parashikimi i motit, 9 mars 2022

TIRANË, 9 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira me karakter të dendur në pjesën qendër-jugore dhe alternime kthjellimesh.

Parashikohen reshje shiu dhe bore me intensitet të ulët në pjesën jugore dhe juglindore në  orët e para të ditës. Mjegull dhe mjegullinë nga reshjet e shiut dhe të borës. Ngrica përgjatë akseve rrugore në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim veri–verilindje 1-8m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 15m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 1/10 Re diell
Kukës -2/4 Re diell
Lezhë 2/9 Re diell
Dibër -4/3 Re diell
Durrës 2/11 Re diell
Tiranë 1/12 Re diell
Elbasan -1/12 shi/bore  diell
Berat -3/12 Re diell
Vlorë 1/11 Shi/bore  diell
Korcë -4/2 borë diell
Gjirokastër -2/9 shi/borë   diell
Sarandë 1/11 Shi/bore diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Shefi i CIA-s: Putini “i zemëruar” pas parashikimeve të gabuara
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/3/2022