Ballina Flash

Zgjedhjet e pjesshme vendore, vijon numërimi në 4 bashki

TIRANË, 7 mars/ATSH/ Pas shpalljes së rezultatit paraprak të zgjedhjeve të pjesshme vendore në bashkinë e Vorës dhe të Rrogozhinës, po vijon numërimi i votave në 4 bashkitë e tjera.

Në Durrës, deri tani janë numëruar 181 qendra votimi nga 337 në total, ku kryeson kandidatja e PS, Emiriana Sako me 20 755 vota ose 57.78% të votave.

Kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Ardian Muka ka marrë në total 10 379 vota ose 28.90% të votave dhe ai i PD-së, Luan Hoti ka marrë 4784 vota ose 13.32 % të votave.

Në bashkinë e Shkodrës janë numëruar deri tani 148 qendra votimi, nga 250 qendra në total.

Deri tani kryeson kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia me 12 740 vota, ose 44.56%. Kandidatja e PS-së, Majlinda Angoni ka marrë 11 339 vota ose 39.66% dhe kandidati i PD-së, Xhemal Bushati ka marrë 4510 vota ose 15.78%.

 Në bashkinë Dibër janë numëruar 45 qendra votimi nga 101 në total.

Deri tani kryeson kandidati i PS-së, Rahim Spahiu me 7556 vota, ose 63.62% të votave.

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Premtim Kryemadhi ka marrë 2310 vota, ose 19.45%. Kandidati i PD-së, Luan Haka ka marrë 1965 vota, ose 16.55% dhe kandidati i Lëvizja e Re, Dritan Torba ka marrë 45 vota, ose 0.38%.

Në bashkinë e Lushnjës, deri tani janë numëruar 126 nga 157 qendra votimi, ku kryeson kandidatja e PS-së, Eriselda Sefa me 16 395 vota, ose 57.62% të votave.

Kandidati i Shtëpia e Lirisë, Elton Bano, ka marrë 9014 vota, ose 31.68% dhe kandidati i PD-së, Indrit Sefa, ka marrë 3043 vota, ose 10.70%.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKandidati i PS-së, Edison Memolla fiton bashkinë Rrogozhinë
Artikulli tjetërARRSH: Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacional