Ballina Bota

SHBA – Biden bisedë telefonike me Zelenskyn

UASHINGTON, 6 mars /ATSH-ANSA/ – Gjatë këtyre orëve të fundit, presidenti amerikan, Biden ka pasur një bisedë telefonike presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Telefonata vjen pas vizitës së kryeministrit izraelit Naftali Bennett në Moskë për të takuar presidentin rus, Vladimir Putin.

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett më pas shkoi në Gjermani dhe tashmë po kthehet në Izrael.

Me kancelarin gjerman, Bennett diskutoi “çështje të ndryshme, duke përfshirë situatën midis Ukrainës dhe Rusisë”, raporton ”Times of Israel”, duke cituar stafin e Bennett.

Kryeministri izraelit foli dy herë gjatë mbrëmjes me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Përfundimi i luftës në qendër të takimit Scholz-Bennett
Artikulli tjetërZgjedhjet e pjesshme vendore, votohet sot në 6 bashki