Ballina Flash

Parashikimi i motit, 6 mars 2022

TIRANË, 6 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot në vend do të mbizotërojë përgjithësisht mot i vranët.

Që prej orëve të para të 24-orëshit në të gjithë vendin parashikohen reshje shiu e shtrëngata. Lokalisht reshjet do të shoqërohen me shkarkesa elektrike. Në relievet malore parashikohet borë e dendur. Lokalisht dëbora do të prekë dhe lartësitë kodrinore.

Në orët e mesditës e pasdites intensiteti i reshjeve do jetë në rënie. Gjatë kësaj kohe parashikohet mjegull e mjegullinë.

Era do të fryjë nga juglindja dhe verilindja e lehtë e lokalisht mesatare në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 dhe 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/10 Re shi
Kukës 1/4 Re borë
Lezhë 6/11 Re shi
Dibër -2/3 Re borë
Durrës 3/12 Re shi
Tiranë 3/12 Re shi
Elbasan 3/11 Re shi
Berat 1/12 Re shi
Vlorë 5/12 Re shi
Korçë -1/4 Re borë
Gjirokastër 3/10 Re shi
Sarandë 5/12 Re shi

 

 

                                                               

                 

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReshje dëbore në Rajonin Verior, ARRSH: Qarkullimi kryhet pa probleme
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/3/2022