BERLIN, 4 shtator /ATSH-DPA/ – Politikania gjermane, Sahra Wagenknecht e partisë së majtë ”Die Linke” do të paraqesë sot lëvizjen e saj të re politike “Aufstehen” (”Në këmbë”) mes një sfide në rritje nga partitë e krahut të djathtë dhe populistëve në Gjermani dhe në të gjithë Europën.
Katër javë pas publikimit në faqen e internetit, ”Aufstehen” ka gati 100 000 mbështetës.
Wagenknecht tha se lëvizja është gati të flasë me ata që “janë të pakënaqur me politikën mbizotëruese dhe që duan një rinovim të mirëqenies sociale dhe një politikë të jashtme paqësore.
Ajo i tha gazetës gjermane ”Der Spiegel” se lëvizja do të nxiste lëvizje të tjera të majta popullore si ajo e demokratëve amerikanë si edhe ish-kandidatin presidencial, Bernie Sanders dhe udhëheqësin e laburistëve britanikë, Jeremy Corbyn.
Me ”Aufstehen”, Wagenknecht tha se shpreson të mbështetet nga figurat e ”Die Linke”-s, SPD-së dhe gjithashtu partinë e gjelbërt ”Greens”.
Por, udhëheqësit e këtyre partive kanë paralajmëruar se një lëvizje e re e majtë rrezikon të krijojë ndarje midis partive majtiste të Gjermanisë./ /os/ a.jor.













