TIRANË, 2 mars /ATSH/ Pasi u shty si koncert dy herë prej pandemisë dhe goditjeve të njëpasnjëshme që i bëri kjo e fundit jetës së natës dhe muzikës live, tani nuk ka më dyshime, këngëtari spanjoll Maluma më në fund do të jetë në Tiranë.
Ardhja e tij u lidh ngushtë me Ditën e Verës dhe data e re e koncertit është 14 mars 2022. Bashkia e Tiranës dhe kompania “RedCloud” si organizatorët e këtij koncerti kanë bërë me dije se nuk do të ketë rimbursim të biletave të blera, por ato do të jenë të vlefshme për datën e re të koncertit.
Organizatorët këshilluan gjithashtu për ata që duan të shkojnë në koncertin e yllit të muzikës latine, që t’i ruajnë biletat e tyre.
Koncerti do mbahet në sheshin “Nënë Tereza” dhe është pjesë e turit botëror të artistit me famë ndërkombëtare.
Vetë Maluma ka shprehur entuziazëm për ardhjen në vendin tonë.
/r.e/






















