TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ftoi sot qytetarët e Lushnjës t’i besojnë kandidatit të Partisë Demokratike Indrit Sefa, bashkinë në zgjedhjet e 6 marsit.
Gjatë takimit me qytetarët e Lushnjës, në mbështetje të kandidatit të PD për bashkinë, Basha u shpreh se Indrit Sefa, është njeriu që do të punojë për qytetin, për bashkinë dhe për të gjithë lushnjarët.
“Zgjedhja e një njeriu jo vetëm me një fytyrë njerëzore, por me një moral dhe me një botëkuptim të ri është një avantazh i patejkalueshëm për Partinë Demokratike”, tha ai.
Basha vlerësoi se Sefa përfaqëson modelin e ri politik, atë të vlerave dhe punës ndaj qytetarëve dhe jo modelin e korrupsionit dhe të bandave.
/r.e/












