KIEV, 24 shkurt /ATSH/ – Në Çernobil ka luftime pranë vendeve të depozitimit të mbetjeve bërthamore dhe sipas medias, termocentrali bërthamor është në duart e ushtarëve rusë, sipas gazetes italiane ‘’Corriere della sera’’.
Në Çernobil, ku ndodhi aksidenti më i rëndë bërthamor në histori në vitin 1986, sot trupat ruse dhe ukrainase janë përballur me njëra-tjetrën.
Të parët kanë marrë më pas kontrollin e termocentralit bërthamor të çmontuar.
Trupat ruse të përfshira në pushtimin e Ukrainës hynë në territorin ukrainas nga Bjellorusia dhe sipas medias ukrainase, termocentrali i çmontuar bërthamor i Çernobilit është tani nën kontrollin e forcave ruse.
Sipas raporteve të presidentit ukrainas, Volodymir Zelensky, rusët po përpiqeshin të merrnin kontrollin e termocentralit bërthamor, ku në vitin 1986 ndodhi aksidenti më i rende bërthamor në histori duke ndezur konfliktin në zonë./ /a.i/























