Ballina Aktualitet

Sefa: Alternativa e re na përket ne të rinjve

TIRANË, 24 shkurt/ATSH/ Kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet e pjesshme vendore në Lushnjë, Indrit Sefa shprehu sot bindjen se “në 6 mars lushnjarët do të zgjedhin ndryshimin”.
“Në 6 mars lushnjarët janë përballë dy alternativave. Njëra është korrupsioni, dështimi
15-vjeçar duke mos investuar për zhvillimin e Lushnjës. Alternativa e re na përket ne të rinjve, që kemi dëshirën dhe vullnetin për t’u shërbyer njerëzve me ndershmëri dhe përkushtim”, tha ai.
Sefa tha se “sa më shumë njerëz takoj, aq më shumë bindem se bashkëqytetarët e mi do të zgjedhin ndryshimin”.
“Në Rrupaj, banorët më inkurajuan të vazhdoj përpara me kurajo, me besimin se pas 6 marsit do të shohin bashkinë të punojë për ta. Jam i bindur se do t’ia dalim! Lushnja meriton më të mirën”, tha ai.

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbrojtje e veçantë sociale për nënat me 3 ose më shumë fëmijë, Rama: Ja disa përgjigje nga qytetarët
Artikulli tjetërNdahet nga jeta në moshën 85-vjeçare akademiku dhe shkrimtari Luan Starova