TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare informoi sot se prurjet në kaskadën e Drinit kanë shënuar rritje, ndërsa prodhimi është 6800 MWh.
“Prurjet natyrore në kaskadë janë 230 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 267.66 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 173.80 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.75 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.
Prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës llogariten 130 m3/s, në HEC-in e Komanit 90 m3/s, ndërsa në atë të Vaut të Dejës, 10 m3/s
Sipas të dhënave të publikuara sot nga KESH, aktualisht prodhimi ditor në tre HEC-et e kaskadës llogaritet 6800 MWh, ndërsa rezerva energjetike është 442.3 GWh.
/a.a/r.e/












