Ballina Flash

Parashikimi i motit, 20 shkurt 2022

TIRANË, 20 shkurt /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë sot do të jetë nën ndikim e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të prekin fillimisht veriperëndimin e gradualisht pas mesdite do të shtrihen edhe në qendër të vendit.

Në orët e pasdites reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit me intensitet deri mesatar. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1 -8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me intensitet 12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.                        

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/15 Diell  re shi
Kukës 6/16 Diell  re shi
Lezhë 8/15 Diell  re shi
Dibër 3/12 Diell  re shi
Durrës 9/17 Diell  re shi
Tiranë 8/17 Diell  re shi
Elbasan 8/17 Diell  re shi
Berat 7/16 Diell  re shi
Vlorë 10/16 Diell  re shi
Korçë 4/13 Diell  re shi
Gjirokastër 5/17 Diell  re shi
Sarandë 10/17 Diell  re shi

 

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali: Inceneratorët, vepra publike në shërbim të komuniteteve
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/02/2022