Ballina Kosova

Presidenti Thaçi uron nisjen e vitit të ri shkollor

PRISHTINË, 3 Shtator/ATSH/- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, uroi sot të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2018-2019.

“Të gjithë nxënësve dhe mësuesve iu uroj suksese në këtë vit të ri shkollor, i cili po nis sot. Si institucione dhe si shoqëri kemi investuar në vazhdimësi në sistemin tonë arsimor, në mënyrë që fëmijëve tanë t’iu ofrojmë një arsimim sa më cilësor”, theksoi Thaçi.

Kreu i shtetit u shpreh se “kemi investuar në infrastrukturë, në objekte të reja shkollore dhe në pajisjen e tyre me teknologji moderne, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira, që nxënësit tanë të bëhen pjesë e konkurrencës në dije kudo në botë”.

“Përmirësimi i cilësisë dhe investimi në dije nuk është asnjëherë i bollshëm, prandaj kërkohen edhe më shumë investime dhe angazhim për rritjen e cilësisë dhe arritjen e rezultateve më të mira. Një urim të veçantë edhe për të gjithë fëmijët që sivjet ulen për herë të parë në bankat shkollore. Me punë dhe përkushtim, suksesi do të jetë i garantuar”, tha Thaçi./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqiptarja Ines Neziri, çmim të parë në festivalin ndërkombëtar në Rumani
Artikulli tjetërFOTO/ Investimi në Përmet, garantohet furnizimi me ujë