Ballina Bota

VARSHAVË – Polonia blen 250 tanke amerikane ”Abrams”

VARSHAVË, 18 shkurt /ATSH-PAP/ – Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen në Poloni të 250 tankeve ”Abrams”, tip M1A2 SEPv3, versioni më i fundit i këtij mjeti, njoftoi sot Ministria polake e Mbrojtjes.

Tanket, të cilat vijnë me një çmim prej gjashtë miliardë dollarësh, janë pjesë e një programi modernizimi të forcave të armatosura polake.

“Lajm shumë i rëndësishëm për sigurinë polake. Departamenti i Shtetit ka shprehur miratimin për shitjen e 250 tankeve ‘Abrams’, tip ‘M1A2 SEPv3’. Është një fuqizim jashtëzakonisht i rëndësishëm i kapacitetit tonë të mbrojtjes dhe një nga kontratat më të rëndësishme të armatimit në historinë e Polonia”, shkroi ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak në Twitter.

Qeveria polake shpalli kërkesën e saj për të blerë tanke amerikane vitin e kaluar dhe Blaszcak tha se grupi i parë i tyre do të mbërrijë në Poloni këtë vit.

Tanket prodhohen nga kompania ”General Dynamics”./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA dhuron skaner me rreze X për doganën e Rinasit
Artikulli tjetërLiqenet e Prespës dhe ai i Ohrit – 23 vite zona të mbrojtura