LONDËR, 17 shkurt /ATSH-AA/ – Skuadra Red Bull e Formula 1 ka nënshkruar një kontratë, të cilën e përshkroi si sponsorizimin vjetor më fitimprurës të kriptomonedhës në sport.
Marrëveshja me Bybit vlen mbi 100 milionë dollarë gjatë tre viteve me ekipin e kampionit në fuqi të botës, Max Verstappen, shkruan ATSH.
Red Bull tha se Bybit do të punojë me ekipin për kriptomësimin, që ka të bëjë me edukimin mbi ekonominë digjitale.
Shkëmbimi i parregulluar i kriptomonedhave funksionon prej gati katër vitesh.
Çmimi i kriptos është i prirur për një paqëndrueshmëri të lartë duke shkaktuar shqetësime për rreziqet e investimit./ /os/




















