TIRANË, 15 shkurt/ATSH/ Volumi i madh i ndërtimeve në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të fortë që goditi vendin tonë më 26 nëntor 2019, por edhe një sërë investimesh në infrastrukturë, bënë që importi i materialeve të ndërtimit të vijojë të rritet.
Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme, gjatë vitit 2021, importi i materialeve të ndërtimit dhe metaleve shënoi rritje me 5.5 %.
Në vlerë, importet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve në vitin 2021 llogariten 111.8 miliardë lekë, nga 78.2 miliardë lekë që ishin në 2020-ën.
Nga Italia u importua edhe vlera më e madhe e kësaj kategorie. Sipas INSTAT-it, gjatë vitit 2021 u importuan rreth 25.8 miliardë lekë materiale ndërtimit dhe metale, ndërsa nga Turqia rreth 23 miliardë lekë.
/j.p/r.e/





















