Ballina Aktualitet

Çuçi: Reforma e ndërmarrë, rriti cilësisht punën e policisë

TIRANË, 11 shkurt/ATSH – I. Vata/ Ministri Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi sot se “vizioni ynë është që Policia e Shtetit të qaset dhe kuptohet si shërbim ndaj qytetarëve, jo thjesht si një forcë represive që zbaton ligjin për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike”.

Çuçi thekson se reformat që janë ndërmarrë kanë rritur cilësisht punën e Policisë së Shtetit.

“Programet që kemi adaptuar, reformat që kemi ndërmarrë dhe ripërtërimi i vazhdueshëm i moshës së efektivëve që shërbejnë në këtë trupë ka rritur cilësisht punën e Policisë së Shtetit. Kemi ende shumë për të bërë për ta modernizuar më tej këtë organizatë përmes inovacionit dhe teknologjisë në mënyrë që të jemi në çdo rast shumë më përpara atyre që shkelin ligjin”, shprehet ai.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSi ta pastroni shpejt dhe natyrshëm mëlçinë?
Artikulli tjetërAutoriteti Kombëtar i Ushqimit, 60 inspektime në 24 orët e fundit