Ballina Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme, dorëzohen dokumentet e 20 kandidatëve

TIRANË, 10 shkurt/ATSH – I. Vata/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi sot se ka përfunduar afati për dorëzimin e dokumentacionit të kandidimit për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 mars 2022.

Në njoftimin e KQZ-së thuhet se nga 10 subjekte zgjedhore të regjistruara, kanë depozituar dokumentacionin 4 subjekte.

Partia Socialiste ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:

Bashkia Shkodër, Majlinda Angoni

Bashkia Durrës, Emiriana Sako

Bashkia Lushnje, Eriselda Sefa

Bashkia Rrogozhinë, Edison Memolla

Bashkia Vorë, Blerim Shera

Bashkia Dibër, Rahim Spahiu

Partia Demokratike ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:

Bashkia Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi

Bashkia Dibër, Luan Haka

Bashkia Vorë, Ymer Marku

Bashkia Lushnje, Indrit Sefa

Bashkia Durrës, Luan Hoti

Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” SH-L ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:

Bashkia Vorë, Lulzim Vrana

Bashkia Dibër, Premtim Kryemadhi

Bashkia Shkodër, Bardh Spahia

Bashkia Durrës, Ardian Muka

Bashkia Lushnje, Elton Bano

Bashkia Rrogozhinë, Hekuran Xhani

Partia Lëvizja e Re ka depozituar dokumentacionin për dy kandidatë:

  1. Bashkia Durrës, Jonid Nano
  2. Bashkia Dibër, Dritan Torba

Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thekson se është duke verifikuar dokumentacionin e depozituar nga subjektet, si edhe po verifikon pastërtinë e figurës për kandidatët, formularët e të cilëve janë publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNikolla priti delegacionin e PDK: Partneriteti Shqipëri-Kosovë, strategjik për rajonin
Artikulli tjetërKrifca: 3.2 miliardë lekë për bujqësinë, ulim kostot për fermerët