Ballina Bota

BRATISLAVË – Vdes ish-diplomati Eduard Kukan

BRATISLAVË, 10 shkurt /ATSH/ – Ish-diplomati dhe politikani sllovak, Eduard Kukan vdiq në moshën 82-vjeçare, njoftoi sot zëdhënësja e universitetit ”Comenius” në Bratislavë, Lenka Miller.

Në vitin 1999, Kukan ishte emëruar i dërguar i Posaçëm i OKB-së në Kosovë.

Nga viti 2009 deri në vitin 2019 ishte anëtar i Parlamentit Evropian.

Kukan u lind më 26 dhjetor 1939 në Trnovec nad Vahom në Sllovakinë Jugperëndimore.

Fillimisht studioi në Fakultetin Juridik të universitetit ”Comenius” në Bratislavë, u diplomua në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë në vitin 1964 dhe më vonë mori një doktoraturë në drejtësi në universitetin ”Charles” në Pragë.

Ai ishte deputet i Parlamentit të Sllovakisë, dhe midis 2009 dhe 2014 ai shërbeu si deputet i Parlamentit Evropian. Në vitin 2004, ai kandidoi pa sukses për president të Sllovakisë.

Ai mbështeti pranimin e Sllovakisë në BE dhe NATO dhe mbrojti thellimin e bashkëpunimit midis Republikës Çeke dhe Sllovakisë pas ndarjes së tyre.

Ekspertiza e tij profesionale ishte Afrika Sub-Sahariane dhe Amerika Latine, por ai gjithashtu shërbeu si ambasador i Çekosllovakisë në OKB në Nju Jork.

Eduard Kukan fliste rrjedhshëm anglisht, rusisht, spanjisht dhe suahili.

Ai ishte ”Doctor Honoris Causa” i drejtësisë në kolegjin amerikan ”Upsala” në Nju Xhersi dhe mbajtës i Urdhrit të Shën Gregorit të Madh që i dha papa Gjon Pali II./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTë lindur parakohe, dy bebe fitojnë betejën me jetën në maternitetin “Koço Gliozheni”
Artikulli tjetërRama pas takimit me banorët e “5 Majit”: Dëmshpërblim financiar për ata që kanë shtëpinë pa dokumente