TIRANË, 4 shkurt/ATSH – I. Vata/ Partia Demokratike kërkoi sot që projekti i zonës së “5 Majit” të hetohet nga Prokuroria pas kallëzimit penal të bërë për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nga Partia Demokratike.
Në deklaratën e PD-së, theksohet se qeveria ka mashtruar shqiptarët me legalizimet.
“Edi Rama i ka mashtruar shqiptarët para çdo palë zgjedhjesh se do t’u legalizonte shtëpitë. U ka marrë votat e më pas u ka vënë rruspat për projekte korruptive si ai i “5 Majit”, ku një prej ndërtuesve është trafikant droge, për të cilin Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht Erjon Veliajn. Sot Edi Rama po i nxjerr në mes të katër rrugëve qindra qytetarë të Tiranës duke u çuar dëm mundin dhe sakrificën e një jete”, thuhet në deklaratë. /j.p/r.e/













