Ballina Bota

MEDIA – PEC: 12 gazetarë të vrarë vetëm muajin e parë të 2022-shit

GJENEVË, 2 shkurt /ATSH-AA/ – Vetëm në janar të këtij viti, 12 gazetarë kanë humbur jetën në mbarë botën, treguan të dhënat e organizatës joqeveritare ”Press Emblem Campaign” (PEC) me seli në Gjenevë.

Ato theksuan se “numri rekord i gazetarëve të vrarë në muajin e parë të 2022 është tronditës”.

PEC bëri thirrje për drejtësi dhe kompensim të mjaftueshëm për familjet e gazetarëve të vrarë.

Sekretari i përgjithshëm i PEC, Blaise Lempen, dënoi vrasjet e gazetarëve.

“Muaji i parë i këtij viti filloi me lajme dëshpëruese, me 12 punonjës të medias të vrarë”, tha Lempen.

Ai tha se katër gazetarë nga Meksika, dy nga Haiti, Hondurasi, Pakistani dhe nga një gazetar nga Kazakistani dhe Mianmari janë vrarë.

Sipas PEC, në vitin 2021 u vranë 79 gazetarë nga 29 vende.

Ndër të tjera, 12 gazetarë u vranë në sulme të ndryshme në Afganistan, 10 në Meksikë, shtatë në Pakistan, gjashtë në Indi dhe katër në Filipine./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhirim gomash dhe drift në rrugë, ndëshkohet autori
Artikulli tjetërArrestohet 39-vjeçari i dyshuar për 5 raste vjedhjesh në Tiranë