Ballina Flash

3628 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 28 janar /ATSH/ Në 24 orët e fundit janë shënuar 3628 raste të reja me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në 24 orët e fundit janë dhënë 4397 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.773.577 doza të vaksinës. Deri më sot 804.801 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 75.445 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim në Ministrisë.

“Nga 14.479 testime, 3.628 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19”, theksohet në njoftim.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA- Moti i keq anulon mbi 3 000 fluturime për shkak të reshjeve të borës
Artikulli tjetërTomini: Certifikata e shërimit nga COVID-19 në e-Albania vetëm me PCR