Ballina Flash

Parashikimi i motit, 30 janar 2022

TIRANË, 30 janar /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot në vendin tonë do mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta.

Për shkak të temperaturave të ulëta do ketë ngrica në rrugë si dhe mjegull e mjegullinë në lugina gjatë mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -3/11 diell
Kukës -4/9 diell
Lezhë -1/12 diell
Dibër -6/8 diell
Durrës 1/12 diell
Tiranë -2/13 diell
Elbasan -2/11 diell
Berat -2/13 diell
Vlorë 1/12 diell
Korçë -5/5 diell
Gjirokastër -2/10 diell
Sarandë 1/14 diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMattarella rizgjidhet president i Italisë, mesazhe urimi
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/01/2022